Forcat ruse bombarduan mbrëmjen e të shtunës një urë kyçe të përdorur për transportimin e logjistikës ushtarake në qytetin ukrainas të vijës së parë të frontit, Kherson. Pamjet tregojnë një sulm ajror rus që shkatërron kalimin e rëndësishëm rrugor mbi lumin Dnipro, pasi u lëshuan dy bomba të telekomanduara.