Top News – Putin betohet të shkatërrojë Ukrainën/ Hakmarrje për sulmin në Kazan, 1000 m larg kufirit
22/12/2024 16:10

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të dielën se do të sjellë më shumë "shkatërrim" në Ukrainë si hakmarrje për një sulm me dron në qytetin qendror rus të Kazanit një ditë më parë. Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm "masiv" me dron që goditi një bllok apartamentesh luksoze në qytet, rreth 1000 kilometra nga kufiri. Videot në rrjetet sociale ruse treguan dronët që godisnin një ndërtesë xhami të lartë dhe duke shkaktuar edhe lëmsha zjarri, megjithëse nuk pati viktima të raportuara si rezultat i sulmit. “Kushdo që përpiqet të shkatërrojë, do të përballet vetë me një shkatërrim shumë herë më të madh dhe do të pendohet për atë që po përpiqet të bëjë në vendin tonë”, tha Putin. Ai i bëri komentet ndërsa po bisedonte me drejtuesit lokalë të Tatarstanit, rajon ku ndodhet Kazani, përmes lidhjes video. Sulmi në Kazan ishte i fundit në një seri sulmesh ajrore të përshkallëzuara në konfliktin gati tre-vjeçar. Ukraina nuk ka bërë ende komente për sulmin. Putin ka kërcënuar më parë se do të godiste qendrën e Kievit me një raketë balistike hipersonike në përgjigje të sulmeve të Ukrainës në territorin rus. Ministria ruse e mbrojtjes i ka quajtur po ashtu sulmet mbi objektet energjetike të Ukrainës gjatë javëve të fundit si sulme hakmarrëse ndaj Kievit që po përdor raketat e dhëna nga perëndimi për të goditur bazat ajrore ruse dhe fabrikat e armëve. Kërcënimi më i fundit vjen pasi Rusia pretendoi përparime të reja në fushën e betejës në Ukrainën lindore. Ministria e Mbrojtjes tha në Telegram se trupat e saj kishin "çliruar" disa fshatra në rajonin verilindor të Kharkivit dhe Krasnoye-s. Rusia ka përshpejtuar përparimin e saj në të gjithë Ukrainën lindore muajt e fundit, duke kërkuar të sigurojë sa më shumë territor që të jetë e mundur përpara se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të vijë në pushtet në janar. Republikani ka premtuar se do t'i japë fund të shpejtë konfliktit gati tre-vjeçar, pa propozuar ndonjë kusht konkret për një armëpushim apo marrëveshje paqeje. Ushtria e Moskës pretendon se ka kapur më shumë se 190 vendbanime ukrainase këtë vit, me Kievin që po përpiqet të mbajë vijën e frontit përballë mungesës së fuqisë punëtore dhe municionit.

Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
DIGITALB DIGITALB