Presidenti rus, Vladimir Putin, beson se ai po e fiton luftën në Ukrainë – thotë kancelari austriak Karl Nehammer në një intervistë të transmetuar këtë fundjavë nga NBC. Kancelari Nehammer, që e takoi Putinin javën e shkuar në Moskë, tha se ai mendon se presidenti rus beson se lufta është e nevojshme për sigurinë e vendit të tij. “Unë mendoj se ai tani është në logjikën e vet të luftës”, tha nehamer duke shtuar se ai është i bindur në mendjen e tij se po e fiton luftën. Kancelari austriak, ishte një ndër të paktët liderë perëndimorë që e ka takuar Putinin kohët e fundit dhe para ndalesës në Rusi, vizitoi edhe Ukrainën.