Pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump iu drejtua bashkëshortes së tij, tashmë zonja e parë e SHBA, Melania Trump. Ai u përpoq t’i jepte një puthje në faqe, por kapelja e pazakontë që Melania kishte zgjedhur për të vendosur në këtë ceremoni e pengoi. Pas një përpjekje të shkurtër për të arritur puthjen, Donald Trump dorëzohet dhe e puth atë në ajër.