Një 73-vjeçar nga Kavaja hubi jetën gjatë kohës që u fut në det për t’u larë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Qerretit. Viktima dyshohet paraprakisht se pësoi atak kardiak gjatë kohës që u fut në ujë. Pavarësisht ndihmës së dhënë ai nuk mundi dot të shpëtojë.