Top News – Pushtimi i Ukrainës ka filluar / Trupat ruse hyjnë në lindje, Putin: ‘Do ruajnë paqen’
22/02/2022 10:30

Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi forcat ruse “të ruajnë paqen në Ukrainën lindore”. Por nuk është menjëherë e qartë nëse dhe kur trupat do të hyjnë në Ukrainë. Njoftimi u bë pak orë pasi presidenti Putin njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore. Në një fjalim të gjatë televiziv, Putin e përshkroi Ukrainën si një pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij. Presidenti rus njoftoi në biseda telefonike për vendimin e tij udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre, sipas Kremlinit. Më pas Presidenti rus u shfaq në televizionin shtetëror duke nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve. Lëvizja e Moskës vë në rrezik përpjekjen e minutës së fundit për një takim të mundshëm me presidentin amerikan Joe Biden për të parandaluar një sulm rus ndaj Ukrainës. Putin mbajti një fjalim të gjatë televiziv që përfundoi me njoftimin për njohjen e dy rajoneve, ku iu referua historisë që nga Perandoria Osmane dhe deri tek tensionet mbi zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, një nga arsyet kryesore Moska ka përmendur për pakënaqësinë e saj gjatë krizës aktuale. "Unë e konsideroj të nevojshme të marr një vendim që duhet të ishte marrë shumë kohë më parë - të njihet menjëherë pavarësia dhe sovraniteti i Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut," tha Putin. Ai tha më herët se "nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO, kjo do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Rusisë."

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47