Indeksi I çmimeve të konsumit ishte më I lartë prej 4.7 % për muajin shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi në disa kategori të mallrave dhe shërbimeve.