Të gjithë turistët e huaj që ndërprenë pushimet e tyre në ishullin e Rodosit për shkak të zjarreve do të përfitojnë një javë pushime falas vitin e ardhshëm në Greqi. Ky është premtimi që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka bërë të mërkurën gjatë një interviste të dhënë për mediat britanike.