Policia ka publikuar pamje nga magazina ku thahej droga dhe përgatitej të shitej në fshatin Voskop në Korcë. Uniformat blu kanë vënë në pranga 4 persona, mes tyre pronari i magazinës Andon Demirshan, bashkëpunëtori i tij, Gentian Guri dhe dy të tjerët Anesti Burda e Redion Hamitaj. Sipas njoftimit zyrtar, nën hetim janë marrë edhe 3 shtetase për moskallëzim të krimit. Uniformat blu bëjnë me dije se 3 punonjëset e marra nën hetim u kapën në flagrancë brenda ambienteve të magazinës.