70 për qind e punimeve në lotin numër 6 të Unazës së Madhe të Tiranës kanë përfunduar, duke përfshirë gërmimet dhe mbushjen e trupit të rrugës, ndërsa pritet të nisë edhe hedhja e shtresave të asfaltit. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku theksoi se ritmi i punimeve ka qenë i lartë për të bërë të mundur finalizimin në kohë të kësaj vepre të rëndësishme në fund të vitit, Balluku: “Ne kemi vendosur një afat për të gjithë Unazën, e cila duhet të përfundojë brenda këtij vitit. Ndaj është shumë e rëndësishme, të kemi një koordinim mes palëve duke qenë se këtu kemi disa lote që punojnë njëkohësisht”.