Duke nisur nga kjo e dielë, qarkullimi i automjeteve të cilët drejtohen në Unazën e Madhe do të devijojë, për shkak të disa punimeve që do nisin në këtë aks. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton qytetarët, më në vecanti drejtuesit e mjeteve se duke nisut nga e diela, datë 22 prill, automjettët që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Sa i përket automjetvee që kanë si destinacion Qendrën, Laprakën dhe Astirin, do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit.