Pas pak më shumë se një muaji pas aksidentit që i mori jetën një punonjësi gjatë punës për rikonstruktimin e një objekti në Berat është arrestuar administratori i firmës së ndërtimit. Mësohet se viktima ishte punësuar nga administratori pa u siguruar. Pas ngjarjes së rëndë janë kryer disa kontrolle për ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim.