Rajonalizimi pritet të reduktojë ndjeshëm punësimet fiktive dhe politike në shoqëritë e ujësjellësave. Kështu u vlerësua gjatë punimeve të komisionit parlamentar për veprimtaritë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin ku në drejtimin e Arben Pëllumbit u mor në shqyrtim raporti vjetor i të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura. Të ftuar në komision ishin Ndriçim Shani kryetar i ERRU, Fatime Imeraj, sekretar i përgjithshëm, Sokol Kraja, drejtor i Drejtorisë Teknike-Ekonomike dhe Ediola Braha, komisionere.