Kosova ka përforcuar aftësitë e saj mbrojtëse me dronët amerikan “Puma”. Lajmi është dhënë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, që nuk jep më shumë detaje në lidhje me sasinë e tyre. Ministri thotë se dronët kanë mbërritur në Kosovë javën e kaluar si pjesë e një marrëveshjeje të drejtpërdrejt mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021”, shkruan Maqedonci.