Këto janë pamjet e fundit të filmuara nga telefoni i Agron Shehajt, pasi ky i fundit u flak tutje nga Flamur Noka, gjatë përplasjes për foltoren mes dy deputetëve të opozitës. I përjashtuar nga kryetarja e Kuvendit Spiropali dhe i larguar me forcë nga foltorja nga Flamur Noka, deputeti jashtë sallës foli për një skenar të orkestruar mes PD-së dhe PS-së për t’i mbyllur gojën. Agron Shehaj mbajti të bllokuar foltoren për më shumë se 4 orë, teksa për këtë arsye u ndërpre disa herë seanca parlamentare.