Një 34-vjeçar me banim në Fier dhe në Angli, është vënë në pranga na policia, pasi akuzohet për disa vepra penale, si përndjekjae kanosja, ndaj një 26-vjeçareje. Sipas policisë 34-vjeçari është arrestuar nga ppolicia e Komisariatit numër 2 në Tiranë, teksa mësohet se ai I kishte publikuar të resë video intime në rrjetet sociale. Si të mos mjaftonte kjo, 34-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme të renë dhe e kanoste.