Organizata serbe “Severna Brigada” ka kërcënuar ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pas njoftimit të këtij të fundit për zbulimin e një sasie të madhe armatimi në Zveçan. Organizata “Severna Brigada” e ka kërcënuar hapur Sveçlën përmes një postimi në rrjete sociale. “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.