Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është organizatori dhe kryesuesi i sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur dhe konfirmuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka publikuar në rrjetet e tij sociale videon ku shihet Milan Radoiçiç, në krye të terroristëve, të fshehur në manastirin e Banjskës.