Janë publikuar notat e provimit të matematikës të Maturës Shtetërore. Në total kanë qenë rreth 26 mijë e 600 maturantë që kanë marrë pjesë në provim, ndërsa nga të dhënat rezultojnë 701 ngelës, ndërsa 242 të tjerë kanë rezultuar ekselentë duke u vlerësuar me notën 10. Teksa kalueshmëria për këtë provim është 97 për qind, nota mesatare është 6.79. Disa ditë më parë u bënë publike notat e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ku 309 maturantë nuk e kaluan dot provimin, ndërsa 31 maturantë arritën të marrin notën maksimale 10.