Ish-ministri i Mbrojtjes, njëherësh kryetar i Partisë Republikane Fatmir Mediu, komentoi vendimin e gjykatës për gjykimin e tij dhe kërkesën për heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe gjykimin normal të çështjes Gërdeci. Teksa u shpreh se është i interesuar në transparencë të plotë, tha se edhe pyetja e 90 dëshmitarëve do të shërbejë në këtë drejtim.