Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e çmimeve të karburantit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku ka listuar arsyet kryesore, të cilat i konsideron si përgjegjëse për rritjen e çmimeve të hidrokarbureve. Tabaku shkruan se arsyeja kryesore është oligarkia e naftës që dominon tregun, e cila sipas saj shmang ligjet dhe vendos çmimet sipas dëshirës.