Pasi u garantoi rrugën drejt Kuvendit përmes përfshirjes në listat e sigurta, kryedemokrati Berisha do u dhurojë edhe deputetë demokratë partive aleate për të mundësuar krijimin e së paku tre grupeve palamentare opozitare në kuvend. Kjo strategji, sjell jo vetëm përfitime financiare dhe administrative, por i siguron dhe një peshë më të madhe logos së Partisë së Lirisë apo asaj Republikane në parlament.