Kryetari i autorizuar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka fajësuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreu ne qeverisë Edi Rama, për dështimin në nxjerrjen e kandidatëve për kryetarë Bashkie në të gjithë vendin. Nëpërmjet një konference me gazetarët, ku prezantoi ekipin e fushatës elektorale për Tiranën, Alibeaj u shpreh se këtë zgjedhje do të flasin edhe për fatin e Partisë Demokratike.