Serbia duket se nuk e ka në plan që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me Kosovën. Sipas kryetares së Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, Vuçiç po pret ndryshimin e rrethanave politike në kontekstin ndërkombëtarë dhe ardhjen në pushtet në ShBA, të ish-presidentit, Donald Trump.