Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar të premten objektivat për fazën e dytë të luftimeve në Ukrainë, ose “operacionin special ushtarak” siç e quan Kremlini. Moska shpjegon se pjesë e këtij plani është kontrolli i plotë mbi Donbasin, krijimi i një korridori tokësor për në Krime, bllokimi i porteve ukrainase në Detin e Zi si dhe kontrolli e Ukrainës jugore dhe krijimi i një daljeje në Transnistia. Analistët kanë dyshuar prej kohësh se ky do të ishte një grup i qartë objektivash. Megjithatë, sipas Sky Neës, është interesante dhe befasues fakti që Kremlini është i guximshëm për të publikuar hapur synimet e tij.