Që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, krizat kanë ardhur dhe kanë shkuar në veri të vendit. Por përshkallëzimi i fundit i tensioneve, është më i rrezikshëm se zakonisht duke bërë që NATO dhe SHBA të jenë më vigjilentë se kurrë. Shpërthimet, trazirat dhe përplasjet në veri të Kosovës janë bërë tanimë periodike, pasi hija e luftës në Ukrainë duket se ka mbërritur tanimë në Ballkan. Edhe pse në dukje, tensionet e përsëritura kanë ardhur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për targat, asgjë që ndodh në Kosovë, nuk përmbahet dhe planifikohet në Kosovë.