Rritja e çmimeve të karburanteve në vend, për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por me politikat e gabuara të qeverisë shqiptare. Ajo thotë se konflikti në Gjirin Persik ka krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët.