Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa ka marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ka folur për kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë. Kreu i qeverisë së Kosovës, ka nënvizuar se Serbia po synon përshkallëzim të situatës, dhe se tregues i saj është armaimi i madh që po bën. Më tej, Kurti u shpreh se Kosova po bashkëpunon në çdo sferë me partnerët europianë dhe SHBA, ndërsa Serbia me Rusinë, Kinën e Iranin. Ai ka përmendur raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, ku tregohet se 87 për qind e kosovarëve mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit.