Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se këmbëngulja e prokurorisë speciale që ai të dëshmojë për hetimin e nisur në lidhje me tenderin e rezervave shtetërore në godinën e organit hetues, ëshë një politizim i procesit. Zyra e Kryeministrit reagoi përmes një deklarate, duke shpjeguar se heshtja e deritanishme në lidhje me këtë debat se ku duhet të dëshmojë Albin Kurti ka qenë për të respektuar procesin hetimor dhe shmangur çdo formë ndërhyrje të drejtësia.