Ish-kryeministri Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. Në dalje Berisha akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka, për fshehje dënimi në Greqi dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor për mosveprim ndaj saj. Duke u ndalur tek çështjet zgjedhore, Berisha tregoi se përse në formularin e deklarimit të shpenzimeve të kandidatëve, ai rezulton të ketë shpenzuar 0 lekë për fushatë.