Autoriteti i konkurrencës reagoi pas lajmit të Top Channel se ka gjobitur gjashtë kompani të grumbullimit të fruta perimeve, por ka falur monopolin e Klodian Allajbeut, tregun më të madh agro-ushqimor në vend. Sipas autoritetit të konkurrencës, ndërmarrja EKMA Albania SHPK, ku Allajbeu është aksioner shumicë nuk ishte subjekt i këtij hetimi sepse “nuk ushtron aktivitet grumbullimi të produkteve bujqësore, por operon në tregun e qiradhënies së ambienteve për magazinimin dhe tregtimin e produkteve agro-ushqimore në Tiranë”.