Kryeministri Edi Rama komunikoi hapjen e kapitullit të 16 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai e konsideroi këtë një rekord më vete që nuk është arritur nga asnjë vend tjetër më parë. Ai iu përgjigj edhe kritikave mbi premtimin për pasaportën europiane.