Shtatë persona po hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Durrësit sa i përket një konflikti që u shënua në qytetin e Kavajës paraditen e së martës. Fatjon Kalaja, Manuel Tosku, Xhorxho Krali, Eljo Habili, Eriko Habili, Hidajet Habili dhe Biliman Habili u përfshinë në sherr për motive banale. Shkak për nisjen e konfliktit ka qenë 18 vjeccari Manuel Tosku i cili ka debatuar me punonjësin e një servisi makinash në Kavajë duke i thënë “Pse më sheh”?.