Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk është ai personi që duhet të publikojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe por sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjë ndërmjetësuesi evropian. Propozimi i zyrtarëve perëndimorë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, u është prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, më 21 tetor nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.