Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka zbuluar sot të tjera detaje nga vendimi për të mos u bërë pjesë e Ballkanit të Hapur, duke thënë se Kosovës nuk I është paraqitur asnjë document apo plan për prezantimin e iniciativës. Në Komisionin për Punë të Jashtme, Gërvalla tha se Kosova nuk kërkon alternativa ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian.