Shtatë vite pas reformës në drejtësi, deputetët ndërhynë sërish në ligj duke ulur de facto pagat e magjistratëve dhe duke i privuar ata nga një mundësi për trajtim më të mirë financiar në të ardhmen. Me këtë argument unioni i gjyqtarëve të Shqipërisë, kërkon që për këtë rast të flasë Gjykata Kushtetuese.