Të rinjtë, të arsimuarit shqiptarë dhe ata në rajon do të vijojnë të largohen nga vendlindja në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Bashkimit Europian, SHBA, apo Kanada. Në këtë përfundim ka mbërritur studimi më i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare. Studimi tregon se prirjet e emigrimit mbeten të larta mes të rinjve shqiptarë dhe rendit dy arsye kryesore. E para lidhet me papunësinë e lartë, rrogat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë.