Zbardhet dëshmia në polici e babait 77 vjeçar që vrau të birin me çekiç. Burime nga policia konfirmojnë se Shefki Bylykbashi pranoi në gjendje të rënduar psikologjike autorësinë e vrasjes së të birit. Babai deklaroi para uniformave blu se nuk ka pasur asnjë konflik me të birin, Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç por fakti që ai vinte thuajse çdo natë në shtëpi i dehur, ka bërë që të konfliktoheshin. "Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë.