Socialistët pranuan të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetese për masat disiplinore të parashikuara në rregulloren e re të Kuvendit. Në këshillin e legjislacionit, relatori Toni Gogu u shpreh se pjesa e shfuqizuar nga kushtetuesja nuk krijon vakum, ndaj nuk ka nevojë për riformulim; ndërkohë qëndrojnë në fuqi përjashtimet me 30 ditë për dëmtim të sendeve dhe objekteve dhe 60 ditë për zjarrvënie. Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm në mbledhje pasi janë të përjashtuar me rregulloren e re.