Nisi dhe u mbyll me përplasje fizike seanca plenare edhe këtë të enjte. Garda ishte vendosur si gardh në derën kryesore të Kuvendit me qëllim për të mos lënë 13 depuetët e përjashtuar të opozitës, mes të cilave edhe Sali Berisha e Gazment Bardhi. Deputetët e “Rithemelimit” janë përplasur fizikisht me punonjësit e gardës. Flamur Noka, gjithashtu i përjashtuar, gjatë përplasjeve theu xhamin e derës kryesore të Kuvendit. Në pamundësi për t’u futur nga dera kryesore deputët e opozitës tentuan të kalonin nga dera e pasme e Kuvendit.