Negociatat për presidentin e ri të republikës, do të mbledhin këtë të premte, në kryesinë e kuvendit mazhorancën dhe opozitën. Vetëm dy ditë para afatit përfundimtar të depozitimit të emrave të kandidatëve, Taulant Balla, ka ftuar në bisedime tre kryetarët e grupeve parlamentare opozitare. Takimet do të zhvillohen të ndara, ku në orën 9 pritet që në kryesi të mbërrijë Mesila Doda, për të diskutuar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, dhe një orë më vonë është caktuar, një tjetër takim me Fatmir Mediun. Ky i fundit ka marrë rolin e negociatorit brenda opozitës, ku deklaroi se ka nisur diskutimet me Alibeajn dhe me grupin e rithemelimit. Në axhendën e Taulant Ballës, në orën 11 qëndojnë konsultime me kreun e grupit të Partisë Demokraike, Enkelejd Alibeaj, por ky i fundit nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen.