Socialistët shtynë për në seancën e radhës miratimin e projektligjit për rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Projektligji në fjalë shton ndjeshëm rrogat për gjyqtarët e kësaj gjykate, duke i rritur ato me 50 për qind mbi rrogën e Presidentit. Gjatë seancës, nga opozita Sali Berisha e konsideroi rritjen në këto përmasa të pagave të anëtarëve të gjykatës kushtetuese një formë korruptimi të tyre nga ana e Qeverisë.