Një ditë para seancës ku do të shqyrtohet nen për nen dhe në tërësi buxheti i vitit 2025, grupi parlamentar i Partisë Socialiste diskutoi për amendamentet e propozuara nga të gjitha palët politike. Në total janë depozituar 54 amendamente, nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe deputetët e ‘Djathtas 1912’. Seanca e 3 dhjetorit sjell edhe rikthimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në kuvend, pas revoktimit të masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, që e mbante të izoluar prej më shumë se 300 ditësh. Berisha rikthehet në Kuvend me amendamente buxhetore që lidhen me pezullimin e të gjitha prokurimeve për investimet publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit të minimumit jetik dhe rritjes së pensioneve.