Mazhoranca socialiste rrëzoi në Komisionin e Ligjeve propozimin e paraqitur nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili synonte përdorimin social të pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar. Gjatë diskutimit në komision, Balliu theksoi se projektligji synonte që pasuritë e sekuestruara nga krimi i organizuar të mos mbeten thjesht asete të administruara nga shteti, por të përdoren drejtpërdrejt në shërbim të shoqërisë.