Pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën jeshile paktit Rama – Meloni për ngritjen e qëndrave të pritjes së emigrantëve në Shëngjin, në seancën plenare të 8 shkurtit protokolli i bashkëpunimit me Italinë do të votohet në Parlament. Kryetari Bledi Çuçi këtë të hënë mblodhi grupin parlamentar të Partisë Socialiste në kryesinë e kuvendit ku u vendosën pikat kryesore të axhendës parlamentare, mes të cilave edhe miratimi i marrëveshjes me emigrantët.