Partia Socialiste ka dakordësi të plotë me Partinë Demokratike sa i përket një Reforme të re Zgjedhore të kërkuar nga këta të fundit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat nga Patosi vlerësoi bashkëpunimin me demokratët dhe bëri me dije se javën e ardhshme pritet të ngrihet dhe miratohet komisioni i Posaçëm i kësaj reforme.