Presidentja e aleancës progresiste socialdemokrate, Iratxe García Pérez e konsideroi zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, një kriter kyç që duhet përmbushur nga Parlamenti Europian. Eurodeputetja, iu bashkua mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste në kryesinë e Kuvendit, ku deklaroi mbështetjen e aleancës socialdemokrate, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.