Socialistët do të çelin javën e ardhshme turin ‘Punët për Shqipërinë’. Eksponentë të rëndësishëm të kësaj force politike, ministra, deputetë dhe kryebashkiakë do të kenë takime me qytetarët në të gjithë vendit, të cilat do të zgjasin deri më 12 qershor, datë që përkon me 35 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.