Sipas direktivave të Edi Ramës, socialistet avancuan me ndryshimin e ndarjes së karrigeve në komisionin e reformës territoriale pas bojkotit të Partisë Demokratike. Kryetari Arbjan Mazniku u shpreh se do i kërkohet Kuvendit heqja e bashkëkryesisë. Socialistet e argumentojnë këtë kërkesë me domosdoshmërinë e përfundimit të reformës territoriale brenda muajit korrik për të shtrirë efektet në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Bojkoti i opozitës, pamundësonte vendimmarrjen. Ndryshimi i numrave në komision u jep socialistëve mundësinë që të avancojnë me reformën territorial në mënyrë të njëanshme.