Angazhimi i drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në diasporë dhe asistimi teknik i emigrantëve në procesin e regjistrimit është strategjia që të majtët po ndjekin për maksimalizimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 11 majit. Takimet periodike dhe raportuese me drejtuesit politikë të qarqeve vijuan edhe këtë të hënë, ku një pjesë e tyre, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ishin të pranishëm online përmes platformës zoom.